Skip to content

Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color brick color green color
-> :Hyrja
Elbasani.Com
Elbasan, Pėrplasja me armė, nė kėrkim autori Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 3
Lajme - Kronike
Shkruar nga Elbasani   
e martė . 11 nėntor 2008
http://www.freewebs.com/rdgang/7090.jpgPolicia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e ngjarjes së mbrëmshme në Elbasan, ku pas të shtënave me armë mbetën të plagosur dy të rinj.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Vullnetari” të këtij qyteti, kur një person qëlloi me armë në drejtim të dy të rinjve e më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e të shtënave, policia sqaron se kanë mbetur të plagosur shtetasit E.K dhe B.S, 18-vjeç. “I pari ka marrë plagë në shpatullën e djathtë dhe pas mjekimit të parë në spitalin e qytetit u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak për ndihmë më të specializuar, ndërkohë që 18-vjeçari u plagos në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën”- sqarojnë burimet policore. Sipas të nëjtit burim në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja pistolete. “Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim”- thanë burimet, por pa bërë të ditur identitetin e tij për arsye hetimore.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Zbulohet fabrika e prodhimit te femijeve ne Nigeri Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
Lajme - Bota & Rajoni
Shkruar nga Elbasani   
e hėnė . 10 nėntor 2008
Zbulohet fabrika e prodhimit te femijeve ne Nigeri

Zbulohet fabrika e prodhimit te femijeve ne Nigeri. Policia zbuloi vendin e tmerrshem ku nena te reja sillnin ne jete foshnjat e tyre, qe me pas shiteshin.

Sipas organizatave lokale qe luftojne trafikun e qenieve njerezore, kjo eshte nje praktike e zakonshme ne Nigeri. Klinika ishte vendosur ne qytetin Enugu ne lindje te vendit.  Operacioni u cilesua si me i madhi i zhvilluar ndonjehere kunder trafikut te femijeve.  Vajzave te reja qe kishin shtetzeni te padeshiruara u ofrohej ndihme per te abortuar, por ne fakt ato mbylleshin ne ndertese deri diten e lindjes dhe e linin aty femijen kundrejt nje shperblimi prej 135 eurosh.  Me pas femijet shiteshin per 2-3 mije euro. Sipas UNICEF, cdo dite ne Nigeri shiten 10 femije.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Orėt e tmerrit nė pallatin e shembur Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 2
Lajme - Kronike
Shkruar nga Elbasani   
e hėnė . 10 nėntor 2008
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Dhe fitorja Erdhi... Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 6
Lajme - Sport
Shkruar nga Elbasani   
e diel . 09 nėntor 2008
Elbasani - Tirana 1-0
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Librazhd, regjistrohen lėkundje tėrmeti Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
Lajme - Kronike
Shkruar nga Elbasani   
e diel . 09 nėntor 2008
Kaliforni, tronditje termeti gjate natesBanorët e Librazhdit janë tronditur sërish nga lëkundje tërmeti. Sipas burimeve nga qyteti mësohet se lëkundjet janë ndjerë të forta, por për fat nuk janë shkaktuar dëme. E njëjta gjë konfirmohet edhe nga burimet zyrtare, sipas të cilave lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar vetëm frikë, ndërkohë që nuk ka të dhëna për asnjë lloj dëmi. Sipas qendrës sizmiologjike, mësohet se intensiteti në epiqendrën e tërmetit ka qenë gati 5 ballë. Tërmeti është ndjerë edhe në zonën e Elbasanit, por këtu shumë më e lehtë se në Librazhd, aq sa shumë prej qytetarëve nuk e kanë kuptuar tërmetin. Vetëm pak kohë më parë në Librazhd u regjistruan lëkundje të forta tërmeti, të cilat u pasuan edhe me pasgoditje të forta. Tërmeti, në atë kohë u ndje në zonat përreth, duke përfshirë edhe kryeqytetin dhe rrethinat. Specialistët theksojnë se kjo zonë është shumë e prekur nga lëvizje të tilla.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Elbasan, kapen tre postier tė vegjėl droge Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
Lajme - Kronike
Shkruar nga Elbasani   
e shtunė . 08 nėntor 2008
http://portalwiedzy.onet.pl/_i/marihuana.jpgTre 20-vjeçare janë kapur në flagrancë duke shpërndarë drogë. Arrestimi i tyre u bë në flagrancë teksa po e kalonin drogën dorë më dorë. Seksioni i Luftës Kundër Lëndëve Narkotike në Drejtorinë e Policisë Elbasan bëri të ditrur se “arrestimi i tre shtetasve u bë në flagrancë në vendin e quajtur kthesa e Cërrikut”

Ata janë E.T, 21 vjeç, N.K 20 vjeç dhe E.K 23, të tre nga Elbasani. Si provë materiale tre të rinjve iu kapën vetëm 2 gramë heroinë, ndërsa po punon për zbulimin e gjithë rrjetit. Gjatë muajit tetor, policia e Elbasabit ka arrestuar 5 të rinj si shpërndarës të vegjël droge. Madje sipas burimeve policore është kthyer në shqetësues fenomeni i shpërndarjes dhe konsumimit të lëndëve narkotike ndër të rinj. Kështu janë intesifikuar kontrollet dhe hetimet në bar-kafe dhe ambiente të tjera publike, ku dyshohet për rrjete droge.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Nga 14 nentori, nė treg 1000 lekėshi i ri Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
Lajme - Biznes
Shkruar nga Elbasani   
e shtunė . 08 nėntor 2008
Nga 14 nentori, në treg 1000 lekëshi i ri
Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise miratoi rishtypjen e kartmonedhes se prerjes 1000 leke, emetim i vitit 2001.

Në zbatim të këtij vendimi, në datën 14 nëntor 2008 do të hidhet në qarkullim kartëmonedha e prerjes 1000 lekë, emetim i vitit 2007.  Ky vendim i marrë në vitin 2006 është në përputhje me programet e mëhershme të Bankës së Shqipërisë dhe ka si qëllim modernizimin e kartëmonedhës së prerjes 1000 lekë, sipas standardeve më të mira të arritura në fushën e emisionit të parasë.  Kartëmonedha e re ka në përbërjen e saj të gjitha elementet bashkëkohore të sigurisë, që përdoren sot në këtë fushë. Hedhja në qarkullim e kësaj kartëmonedhe i shërben përmirësimit të cilësisë së parasë në qarkullim. Gradualisht do të tërhiqen nga qarkullimi kartëmonedhat e dëmtuara, duke u zëvendësuar me kartëmonedha të reja.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Korce, spitali pa ilace Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
Lajme - Shėndeti
Shkruar nga Elbasani   
e shtunė . 08 nėntor 2008

Korce, spitali pa ilace
Te shtrohesh ne spitalin rajonal te Korces duhet te marresh me vete te gjitha ilacet e nevojshme dhe deri tek shiringat, pambuku dhe alkooli.

Spitali eshte perfshire nga kriza e medikamenteve dhe mungesa e materialeve baze. Te semuret dhe pacientet qe trajtohen ne te gjitha pavionet kurohen me ilacet qe I sjellin me vete  duke u drejtuar tek farmacite me te aferta dhe trajtimi mjekesor kushton shtrenjte. “Ketu mungon gjithcka. Jemi detyruar qe t’i blejme te gjitha vete, qe nga ilacet e deri tek carcafet e batanijet”, shprehet nje paciente. Kriza e medikamenteve pranohet edhe nga titullaret e spitalit. Sipas tyre, situata eshte e renduar. Nendrejtori ekonomik Lorenc Kapedani ka thene jashte kameres se ne cdo repart mungojne medikamentet kryesore por edhe materialet e mjekimit, ndersa nevojat jane plotesuar duke shfrytezuar gjendjen e spitaleve te tjera te Ersekes, Bilishtit dhe Pogradecit. Kapedani pranon se spitali nuk ka me as rezerva.

 

Lexoni pėrmbajtjen...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 16 nga 334
Mendoni se kryetari bashkise z.Qazim Sejdini do ti mbaje premtimet e dhena?