|
Zbulohet fabrika e prodhimit te femijeve ne Nigeri |
|
|
|
Lajme -
Bota & Rajoni
|
|
Shkruar nga Elbasani
|
|
e hėnė . 10 nėntor 2008 |
 Zbulohet fabrika e prodhimit te femijeve ne Nigeri. Policia zbuloi vendin e tmerrshem ku nena te reja sillnin ne jete foshnjat e tyre, qe me pas shiteshin. Sipas organizatave lokale qe luftojne trafikun e qenieve njerezore, kjo eshte nje praktike e zakonshme ne Nigeri. Klinika ishte vendosur ne qytetin Enugu ne lindje te vendit. Operacioni u cilesua si me i madhi i zhvilluar ndonjehere kunder trafikut te femijeve. Vajzave te reja qe kishin shtetzeni te padeshiruara u ofrohej ndihme per te abortuar, por ne fakt ato mbylleshin ne ndertese deri diten e lindjes dhe e linin aty femijen kundrejt nje shperblimi prej 135 eurosh. Me pas femijet shiteshin per 2-3 mije euro. Sipas UNICEF, cdo dite ne Nigeri shiten 10 femije. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Librazhd, regjistrohen lėkundje tėrmeti |
|
|
|
Lajme -
Kronike
|
|
Shkruar nga Elbasani
|
|
e diel . 09 nėntor 2008 |
Banorët e Librazhdit janë tronditur sërish nga lëkundje tërmeti. Sipas burimeve nga qyteti mësohet se lëkundjet janë ndjerë të forta, por për fat nuk janë shkaktuar dëme. E njëjta gjë konfirmohet edhe nga burimet zyrtare, sipas të cilave lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar vetëm frikë, ndërkohë që nuk ka të dhëna për asnjë lloj dëmi. Sipas qendrës sizmiologjike, mësohet se intensiteti në epiqendrën e tërmetit ka qenë gati 5 ballë. Tërmeti është ndjerë edhe në zonën e Elbasanit, por këtu shumë më e lehtë se në Librazhd, aq sa shumë prej qytetarëve nuk e kanë kuptuar tërmetin. Vetëm pak kohë më parë në Librazhd u regjistruan lëkundje të forta tërmeti, të cilat u pasuan edhe me pasgoditje të forta. Tërmeti, në atë kohë u ndje në zonat përreth, duke përfshirë edhe kryeqytetin dhe rrethinat. Specialistët theksojnë se kjo zonë është shumë e prekur nga lëvizje të tilla. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Elbasan, kapen tre postier tė vegjėl droge |
|
|
|
Lajme -
Kronike
|
|
Shkruar nga Elbasani
|
|
e shtunė . 08 nėntor 2008 |
Tre 20-vjeçare janë kapur në flagrancë duke shpërndarë drogë. Arrestimi i tyre u bë në flagrancë teksa po e kalonin drogën dorë më dorë. Seksioni i Luftës Kundër Lëndëve Narkotike në Drejtorinë e Policisë Elbasan bëri të ditrur se “arrestimi i tre shtetasve u bë në flagrancë në vendin e quajtur kthesa e Cërrikut”
Ata janë E.T, 21 vjeç, N.K 20 vjeç dhe E.K 23, të tre nga Elbasani. Si provë materiale tre të rinjve iu kapën vetëm 2 gramë heroinë, ndërsa po punon për zbulimin e gjithë rrjetit. Gjatë muajit tetor, policia e Elbasabit ka arrestuar 5 të rinj si shpërndarës të vegjël droge. Madje sipas burimeve policore është kthyer në shqetësues fenomeni i shpërndarjes dhe konsumimit të lëndëve narkotike ndër të rinj. Kështu janë intesifikuar kontrollet dhe hetimet në bar-kafe dhe ambiente të tjera publike, ku dyshohet për rrjete droge. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Nga 14 nentori, nė treg 1000 lekėshi i ri |
|
|
|
Lajme -
Biznes
|
|
Shkruar nga Elbasani
|
|
e shtunė . 08 nėntor 2008 |
|
Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise miratoi rishtypjen e kartmonedhes se prerjes 1000 leke, emetim i vitit 2001. Në zbatim të këtij vendimi, në datën 14 nëntor 2008 do të hidhet në qarkullim kartëmonedha e prerjes 1000 lekë, emetim i vitit 2007. Ky vendim i marrë në vitin 2006 është në përputhje me programet e mëhershme të Bankës së Shqipërisë dhe ka si qëllim modernizimin e kartëmonedhës së prerjes 1000 lekë, sipas standardeve më të mira të arritura në fushën e emisionit të parasë. Kartëmonedha e re ka në përbërjen e saj të gjitha elementet bashkëkohore të sigurisë, që përdoren sot në këtë fushë. Hedhja në qarkullim e kësaj kartëmonedhe i shërben përmirësimit të cilësisë së parasë në qarkullim. Gradualisht do të tërhiqen nga qarkullimi kartëmonedhat e dëmtuara, duke u zëvendësuar me kartëmonedha të reja. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Korce, spitali pa ilace |
|
|
|
Lajme -
Shėndeti
|
|
Shkruar nga Elbasani
|
|
e shtunė . 08 nėntor 2008 |
Te shtrohesh ne spitalin rajonal te Korces duhet te marresh me vete te gjitha ilacet e nevojshme dhe deri tek shiringat, pambuku dhe alkooli. Spitali eshte perfshire nga kriza e medikamenteve dhe mungesa e materialeve baze. Te semuret dhe pacientet qe trajtohen ne te gjitha pavionet kurohen me ilacet qe I sjellin me vete duke u drejtuar tek farmacite me te aferta dhe trajtimi mjekesor kushton shtrenjte. “Ketu mungon gjithcka. Jemi detyruar qe t’i blejme te gjitha vete, qe nga ilacet e deri tek carcafet e batanijet”, shprehet nje paciente. Kriza e medikamenteve pranohet edhe nga titullaret e spitalit. Sipas tyre, situata eshte e renduar. Nendrejtori ekonomik Lorenc Kapedani ka thene jashte kameres se ne cdo repart mungojne medikamentet kryesore por edhe materialet e mjekimit, ndersa nevojat jane plotesuar duke shfrytezuar gjendjen e spitaleve te tjera te Ersekes, Bilishtit dhe Pogradecit. Kapedani pranon se spitali nuk ka me as rezerva. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 16 nga 334 |